×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e Postës kërkojnë pagat e shkurtit, nga e hëna paralajmërojnë grevë

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës me 3 Mars i ka dërguar një shkresë kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, dhe dikastereve tjera qeveritare. Në këtë letër ata kanë kërkuar që deri të premten (sot) qeveria të kryej obligimet që ka ndaj tyre, në të kundërtën do radikalizohen.

    Punëtorët e Postës së Kosovës tash e sa kohë po kanë vështirësi në realizimin e pagave të tyre. Rëndom institucionet publike kanë realizuar pagat për muajin shkurt, por jo edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës”.l

    Kjo ka bërë që ata t’i drejtohen zyrës së kryeministrit dhe aksionarit të tyre, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomikë” që t’ua paguajnë pagat. Në të kundërtën kanë paralajmëruar hapa radikalë që qojnë deri në bllokimin e zyrave të Postës.

    “Ne si punëtorë ende nuk kemi marrë pagat. Andaj, Sindikata e Postës javën e ardhshme do të fillojmë me protesta deri në grevë të përgjithshme”, tha për lajmi.net Bujar Shala, kryetar i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës.

     

    Lajmi.net ka parë edhe shkresën që Shala ua ka dërguar diskastereve qeveritare, ku u ka vendosur si datë të fundit 5 Marsin në të kundërtën do të futen në grevë.

    “Po u drejtohem papë që ne punëtorët e Postës së Kosovës jemi në pritje të kryerjes së obligimeve që ka Qeveria ndaj Postës, ku na keni premtuar që së shpejti do të gjeni një zgjidhje, por ende nuk kemi asgjë konkrete. Ne qoftë se mendoni që ne punëtorët e Postës do të mbetemi pa paga për shko të vullnetit  tuaj e keni gabime. Në kohë pandemie kemi punuar pa ndërpre që të ofrojmë shërbime. Si mendoni ta falimentoni një aset ku jeni vetë aksionarë, ku ne punëtorët e postës nuk jemi fajtorë për gjendjen e krijuar në Ndërmarrje, por është politika ajo që e ka quar në këtë gjendje”, thuhet në shkresë.

    “Andaj po u drejtohem në emër të Sindikatës se nëse nuk ndërmerrni hapa për të mbrojtura asetet e juaja deri të premten, nga e hëna do të ndërmarrim hapa sindikal për mbrojtjen e pagave tona, duke filluar nga protestat e deri tek bllokimi i Zyrave të postës, ku në këtë rast bllokohen edhe shumë institucione tjera. Pres nj reflektim nga na e juaj”, thuhet tutje në këtë shkresë.

    Posta i ishte drejtuar zyrës së kryeministrit edhe për disa kërkesa tjera para disa muajve.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.