
Aksionit për Dhurimin Vullnetar të Gjakut të organizuar nga Departamenti i Ri kultivimit dhe të përkrahur nga Menaxhmenti i KEK-ut, sot iu përgjigjen 36 dhurues vullnetar. Vlen të theksohet se tash e disa vite Departamenti i Ri kultivimit të KEK-ut, organizon aksione të rregullta në çdo katër muaj për dhurimin vullnetar të gjakut. Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, për promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar te gjakut, sot ka ndarë edhe një Falënderim për Departamentin e Ri kultivimit të KEK-ut.



Menaxhmenti i KEK-ut, ka përkrahur aksionin e Departamentit të Ri kultivimit për dhurimin vullnetar të gjakut dhe gjithashtu ka falënderuar të gjithë punëmarrësit që iu përgjigjen pozitivisht këtij aksioni human. / Front Online /