Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se punëtorët do të stimulohen me nga 100 euro shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia.
Sindikata nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook njofton se bordi ka vendosur që kjo kërkesë të realizohet.
“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, siç kemi kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut në tre muajt e ardhshëm të stimulohen punëtorët nga 100€ shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia, sot bordi vendosi që kjo kërkesë të realizohet, dhe mbetet që kërkesat tjera të negociohen dhe të realizohen në të ardhmen”, thuhet në njoftim.