Kosovës së shpejti do t’i shtohen edhe 450 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Shumica nga ta do të kyçen kryesisht në planin e Qeverisë për luftën nga përhapjes së virusit Covid-19.
Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë kosovare, Armend Zemaj.
“Kërkesa jonë do të jetë edhe përkrahje për logjistikë edhe për inspektorët edhe për policët. Tash e presim edhe kontingjentin e ri të 450 policëve. Ata do të jenë të angazhuar edhe si pjesë ndihmëse e zbatueshmërisë së masave”, thotë Zemaj.