Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e vendosur ditën e Flamurit në Prizren po kritikohet nga të gjithë. Puna e skulptorit po cilësohet si e dobët.
Kjo ngjalli reagimin e Sinan Aliaj, autor i shtatores.
Nëpërmjet Facebookut ai ka publikuar një fotografi të shtatores me mbishkrimin ‘dedikuar portaleve’.
“Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, shkruan Aliaj në Facebook.
Shtatorja e Skënderbeut u vendos në Prizren nga Komuna e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.