Rasti i ditës së djeshme ka shokuar mbarë Kosovë, teksa një infermiere ka sulmuar një të moshuar në shtëpinë e pleqëve në Pejë.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta nga personazhe të ndryshme publike.
I prekur është shprehur edhe Getinjo, teksa pas reagimit, ka publikuar edhe një imazh me nënën e tij.
Ai u shpreh se do ta ruaj nënën më shumë se sytë.
“Deri t’kom takat edhe të marr frymë ka me të rujt ma shumë se sytë e mi! Ska rob të gjallë që qon dorë në ty. Secila nanë merzitet sot me atë video! Ishalla e keni shëndetin. Nana është drita e syve! Atë ditë që e le mas dore dije që je qorru.”, ka shkruar ai krah fotos.