×
  • Vip
  • Vip

    Publikoi video kinse po “gatuante” karkaleca – Dua Lipa kryqëzohet nga komentuesit për mashtrim

    FrontOnline
    30 Gusht 2023

    Fansat e Dua Lipës kanë vënë re një gabim të madh që këngëtarja ka bërë teksa ka ‘gatuar’ karkaleca gjatë një feste.

    Interpretuesja e hitit “IDGAF”, dukej e pabesueshme teksa shfaqte figurën e saj sensacionale të trupit e veshur me një minifustan të kuq pa rripa, ndërsa qëndronte mbi një skarë.

    Me një pjatë me misër tashmë të gatuar, Dua u pa duke mbajtur një palë darë kuzhine ndërsa i rrotullonte karkalecat në skarë, shkruan DailyMail.

    Dua i kishte mbështjellë flokët e saj të zeza poshtë një shamie, gjersa kishte vendosur edhe një gjerdan të trashë prej ari.

    Fansat shkuan shpejt në seksionin e komenteve për të pohuar se videoja ishte ‘inskenuar’ keq për Instagran dhe se ‘skara nuk ishte as e ndezur’.

    Njëri shkroi: “As nuk duket sikur ka zjarr nën të. Ata vërtet mund ta kishin vënë në skenë më mirë”.

    Një tjetër shkroi: “Të rrokullisësh një karkalec që as nuk gatuhet, çmenduri”.

    Një i tretë bëri shaka: “Bëj një video tek unë duke i pjekur në skarë këto karkaleca”.

    “Skara nuk është as e ndezur!”, shkroi një tjetër komentues.

    Videoja vjen pasi Dua hodhi hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza të martën.

    Ajo dhe i dashuri i saj, 42 vjeçar, shijuan një darkë nën dritën e hënës në restorantin “Juntos House”, ku atyre iu bashkuan nëna e Duas, Anesa dhe babai Dukagjin.

    Dua dukej e bujshme pasi kishte veshur një fustan të bardhë të stilit midi pa mëngë që theksonte figurën e saj të pabesueshme të trupit.

    Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.

    Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh publikon fotografi me ta në rrjetet sociale.

    Këngëtarja shqiptare është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

    Prindërit e saj jetuan nëpër Kosovë dhe Bosnje deri në vitin 1992 kur u transferuan në Londër përfundimisht pas fillimit të Luftës së Bosnjës. /Telegrafi/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Vip10 Tetor 2024
    Tashmë dihet, Big Brother VIP Kosova 3 starton me datë 18 të këtij muaji. Opinionisti i parë tashmë është zbuluar, por kureshtja...
    Vip10 Tetor 2024
    Aktorja Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve. Ajo ka kohë që i ka ndarë rrugët me ish bashkëshortin mirëpo një postim...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.