Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në fshatin Mollopolc të Shtimës, meqë i njëjti ditë më parë kishte publikuar disa video incizime duke shtënë me armë zjarri
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se arma e zjarrit është sekuestruar dhe se i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Fsh. Mollopolc, Shtime / 14.12.2024 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte publikuar disa video incizime duke shtënë me armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.