Shikuesit janë treguar të kujdesshëm për ta zënë këtë skenë.
Një tjetër video është bërë virale në rrjetet sociale që ka të bëjë me Vëllain e Madh dhe Monikën.
Sipas rregullave të lojës bisedat në dhomën e rrëfimeve nuk duhet të dëgjohen, por një gjë e tillë ka ndodhur ditë më parë nga pakujdesia e produksionit.
Shikuesit ishin ata të cilët u treguan të kujdesshëm për detajet dhe e kanë kapur këtë moment.
Bëhet fjalë për një moment ku produksioni qorton Monika Lubonjën. Në videon e publikuar dëgjohet qartë gjithçka pasi kanë harruar audion ndezur.
Ndryshe, Monika nuk është më pjesë e Big Brother Vip, bashkë me Arjolën ishin dy të eliminuarat e së premtes të cilat nuk shkuan në finale.