Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantojë raportin analitik rreth ligjshmërisë së avancimit të prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kompensimit të tyre për angazhime brenda dhe jashtë orarit të punës si dhe aktivitetet jashtë sistemit prokurorial.
Konferenca për media mbahet me fillim prej orës 11:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë./Front Online/