Ndryshe nga nga herat e tjera, Gjesti ka publikuar projektin e ri muzikor, me temë sociale.
“Oh Zot”, titullohet kënga e cila trajton një temë sociale të përhapur në vend, e që është varfëria.
Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari, kurse për producimin u përkujdes Marcolino.
Videoja është realizuar nga produksioni nga Prizreni, XL Films.
Gjesti ka bërë të ditur se të gjitha përfitimet e këtij projekti dedikohen për bamirësi.
“Unë mendoj se dhembshuria është gjëja më e çmuar që ekziston. Është diçka që vetëm në qeniet njerëzore mund të zhvillohet. Nëse ne kemi një zemër të mirë, një zemër të ngrohtë, ndjenja të ngrohta, ne të gjithë do të jemi të lumtur dhe të kënaqur”, thuhet krejt në fund të përfundimit të këngës.