Eksperienca e tij filloj bujshëm e sidomos javën e tretë të spektaklit ku bëri bujë mediatike takimi i tij me Bora Zemanin.
Pasi i ndanë rrugët ky ishte takimi i tyre pas shumë kohësh, meqë rast dyjsha u dakorduan që kur Donaldi të dalë jashtë të marrin një vendim për raportin e tyre.
Por ja që ky moment po shihet si diçka e pamundur, pasi që pas një muaj qëndrim brenda shtëpisë aktori nisi lidhjen me Beatrix Ramosaj.
Kjo sipas Donaldit ndodhi pasi ai nuk mori asnjë sinjal nga Bora pavarësisht se ai i dërgoi asaj edhe varësen e famshme.
Kujtojmë se në fillim Donaldi e kishte përmendur shumë Borën e sidomos pas takimit të tyre shpresat për një raport të mirë u shtuan.
Ndërkohë së fundmi në media po qarkullon një video kur Donaldi priste me padurim datën e ditëlindjes së Borës.
Ndryshe Bora ka festuar ditëlindjen e 30-të të saj me 9 janar meqë rast organizoi dy festa me familjar, miqë e kolegë.