×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plum*bash ndaj terr*oristëve serbë në Banjskë

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Janë publikuar për herë të parë pamje ekskluzive nga ndërhyrja e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ku ky njësi ishte forca e parë që reagoi ndaj grupit të armatosur serb.

    Pamjet tregojnë momentet e para të mbërritjes së autoblindës së njësisë speciale në zonë, përballë një grupi prej mbi 100 terroristësh serbë të pozicionuar në fshatin Banjskë.

    Reagimi i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë nuk u ndal vetëm me pozicionimin fillestar.

    Përkundrazi, njësia vazhdoi shkëmbimin e armëve me grupin e armatosur në mënyrë të organizuar dhe profesionale, për rreth pesë orë pa ndërprerje – që nga orët e para të mëngjesit deri në zbardhje të ditës.

    Pamjet e publikuara dëshmojnë përballjen e afërt me terroristët, ku luftimet janë zhvilluar nga një distancë prej vetëm disa metrash, duke vënë në pah përkushtimin dhe vendosmërinë e pjesëtarëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se edhe pas protestës...
    Lajme29 Maj 2025
    Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, që do të...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, foli për bllokadën e rrugëve nga bizneset. Ai tha se “ka...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë sot se sa i përket tregut të lirë energjetik Zyra e Rregullatorit të...
    Lajme29 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme29 Maj 2025
    Ramiz Kelmendi, pronar “Elkos Group-ETC”, shpreh shqetësimin se faturat e reja, edhe pse ende nuk janë pranuar plotësisht, do të jenë më...
    Lajme29 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj pasi që i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare në Merdarë....
    Lajme29 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se nuk ka krizë në Kosovë, ndërsa vendi pret vazhdimin e 23-të të seancës konstituive e...
    Kronika29 Maj 2025
    Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.