I veshur me një maicë të kuqe me shqiponjën e zezë në xhepë, është njëra ndër fotografitë më të rralla të komandantit legjendar, Adem Jashari, shkruan Gazeta Metro
Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.
Kujtojmë se me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.