Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën e Egjeut ditën e premte.
Sipas të dhënave zyrtare, tashmë nga tërmeti 6.6 ballë Rihter kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë janë plagosur, një pjesë e të cilëve është ende në spital dhe po merr mjekim.
Kryetari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave Mehmet Güllüoğlu falënderoi të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe vullnetarët që u angazhuan në këtë operacion kaq delikat.