Dy ditë më parë Melinda Ademi ka mbajtur koncert në Vien.
E në atë koncert ndodhi një incident jo edhe aq i këndshëm.
Në videot që tashmë janë publikuar, vërehet se si këngëtarja dëshiron t’ia kap telefonin një fansit, i cili më pas ja ngreh dorën këngëtares duke mos e lëshuar dhe intervenimi i sigurimit ka qenë i menjëhershëm.
Pas këtij veprimi edhe menaxheri i këngëtares ka reaguar duke goditur me shqelma drejt fansit.
Madje në videot e publikuara nga afër shihet njëri nga sigurimi të e kapte për fytyre fansin që tërhoqi këngëtaren.
Përkundër momentit të sikletshëm, këngëtarja nuk ka ndërprerë këndimin dhe ka vazhduar sikur nuk ka ndodhur asgjë.