×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet nga rrahja brutale e biznesmenit nga Istogu

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Me 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj është rrahur fizikisht nga dy persona që tashme ndodhën në burg.

    Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit. Ata shihet edhe në video se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj me armë e godasin mbrapa kokës.

    Sipas burimeve të Insajderit, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një pronë.

    Rasti po hetohet nga Prokuroria e Pejës

    Policia e Kosovës kishte njoftuar se rrahja ka ndodhur mbrëmjen e 2 prillit rreth orës 19:00, derisa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë motivi i sulmit.

    Sipas policisë, tashmë dy personat e dyshuar për rrahjen e biznesmenit, Ylber Blakaj ndodhen prapa grilave. Pas hetimeve të zhvilluara, i dyshuari Leotrim Mulsiu ishte arrestuar më 04.04.2025, ndërsa i dyshuari i dytë, Naser Rraci është arrestuar më 07.04.2025.

    Zëdhënësi Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin se i arrestuari i dytë, Naser Rraci akuzohet për lëndim të rëndë trupor dhe përdorim të armës.

    Ndaj tij, Nikçi tha se është duke u pritu caktimi i masës së paraburgimit.

    Ndërsa i arrestuari tjetër është ndaluar për 48 orë. Nikçi shtoi se e ka pranuar fajësinë dhe se ai ka qenë vetëm pjesëmarrës në këtë rast.

    “Është ndaluar 48 orë dhe ndaj tij s’ka ndonjë kërkesë, sepse ka qenë vetëm pjesëmarrës në rrahje dhe e ka pranuar fajësinë“, tha Nikçi.

    Si ndodhi rrahja e biznesmenit, i njohur si “Dila”?

    Sipas Policisë, më 02.04.2025, rreth orës 19:00 është njoftuar se në një lokal në Istog ka shtëna me armë zjarri, me ç’rast ishte lënduar një person. Ai ishte goditur me kondak të pistoletës dhe si pasojë kishte marr lëndime serioze.

    Në vendin e ngjarjes, Policia thotë se ka vërejtur gjurmë të gjakut në dyshemenë e lokalit dhe një xham të dëmtuar nga shkrepja e armës.

    Pas sulmit, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, derisa të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

    “Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 04.04.2025, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njёri nga personat e dyshuar, ndёrsa sot me datё 07.04.2025, nё vazhdimësi tё veprimeve hetimore ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar, njё (1) armё pistoletё 7.62mm, njё (1) karikator i sё njëjtës armё dhe shtatё (7) copё fishekё 7.62mm”- thuhet në komunikatën e Policisë, të lëshuar sot më 07.04.2025.

    Kush është biznesmeni Ylber Blakaj

    Sipas të dhënave në ARBK, Ylber Blakaj figuron të jetë pronar i disa bizneseve. Kryesisht i njohur në fushën e ndërtimit.

    Ylber Blakaj është aksionar në kompaninë “Flo Energy SH.P.K” e cila si aktivitet kryesor e ka “Prodhimin e Energjisë Elektrike”

    Po ashtu, emri ti tij figuron edhe si aksionar në kompaninë “Euro STIL SH.P.K” e cila merret me ndërtimin e objekteve banesore.

    Ndërsa një biznes individual “Ylber Blakaj B.I.” figuron si i shuar në bazë të dhënave të ARBK’së.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.