Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e së premtes ka nisur duke publikuar pamje nga Rruga e Kombit.
Rama derisa ka publikuar videon nga ku shihen punët që janë bërë aty, ka shkruar se po bëhen punë për ta kthyer Rrugën e Kombit në rrugë me standarde evropiane të sigurisë, mirëmbajtjes, qarkullimit normal në diell e në borë.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES ?dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirembajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë.