×
  • Vip
  • Vip

    Publikohen fotot që zbulojnë se çka do të ndodhë sonte në finalen e BBV

    FrontOnline
    18 Shkurt 2022

    Sonte do të mbahet nata finale e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP.

    Aventura e cila ka zgjatur më shumë se 136 ditë do të marrë fund me shpalljen e një fituesi, i cili do të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.

    Pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët që i rezistuan deri në fund kësaj gare: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic).

    Teksa fansat e shumtë të spektaklit presin me padurim shpalljen e fituesit, duket se një mal me supriza janë përgatitur për shikuesit.

    Tapeti i kuq

    Duke qenë se ky Big Brother iu dedikua yjeve, produksioni ka vendosur që edhe mbrëmjen finale t’i trajtojë të gjithë banorët si yje.

    Kështu, një nga risitë e mbrëmjes do të jetë tapeti i kuq, në të cilin do të sfilojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e Big Brother VIP.

    Sigurisht që ky tapet i kuq do të mirëpres me entuziazmin më të madh katër finalistët gjatë daljes së tyre.

    Skenë e veçantë

    Skenografia e natës finale gjithashtu ka ndryshuar dhe do të jetë speciale.

    Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Arbana Osmani përmes një postimi në InstaStory, të cilin e fshiu vetëm pak pasi e publikoi.

    Koreografi nga ish-banorët

    Një koreografi e veçantë është gjithashtu ajo e cila do të prezantohet në hapje të finales së madhe.

    Kjo performancë do të interpretohet nga ish-banorët që kanë qenë pjesë e formatit shumë të suksesshëm.

    Ata kanë publikuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve imazhe nga provat që kanë zhvilluar për realizimin e kësaj koreografie

    Surpriza dhe mysafirë specialë për banorët

    Duke qenë se i kanë rezistuar gjatë këtij rrugëtimi, për finalistët janë rezervuar surpriza të shumta.

    Pritet që të premten të futet në shtëpi ish-banorja, njëherësh këngëtarja Beatrix Ramosaj, për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Donaldit.

    Ata të dy kanë qenë shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve, pasi u tha se Ramosaj ndodhej në Dubai duke humbur mundësinë e takimit në një prej netëve të spektaklit, gjersa është konfirmuar nga vëllai i saj Albani, se është kthyer në Tiranë për finalen e madhe.

    Këngëtari Alban Skënderaj gjithashtu mendohet se do të jetë një nga artistët që do të ofrojë befasi për banorët finalistë.

    Sipas burimeve, këngëtari i shumë hiteve do të jetë prezent në skenën gjigante të Big Brother VIP për të interpretuar një repertor hitesh nga diskografia e tij muzikore.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Vip12 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram, duke adresuar kritikët e saj të cilët shpeshherë...
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në...
    Front TV12 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Genc Gjokutaj, avokat i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gjashtë nga punonjësit e saj janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një...
    Lajme12 Shtator 2024
    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri  ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.