Janë publikuar fotografi që nuk janë parë ndonjëherë të Georgina Rodriguez në të njëzetat e hershme, duke zbuluar transformimin e trupit të saj.
Para automjeteve luksoze, jahteve, bizhuterive të shtrenjta dhe pallateve të mëdha, ajo punonte si shitëse në një dyqan Gucci të Madridit, ku takoi asin e atëhershëm të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
28-vjeçares i kanë pëlqyer edhe daljet me miqtë, ashtu si shumëkujt, sidomos në të fillet e të njëzetave.
Figurën e atëhershme, ajo tashmë e ka zëvendësuar me forma të admiruara, ndërsa flokët me onde i ka shndërruar në më të drejta me dukje të shkëlqyer.
Georgina pranoi në serialin e saj dokumentar për Netflix se jeta i ndryshoi ditën kur u takua me Ronaldon. Tani ajo është një nga femrat më të idealizuara në planet.
Ajo ka mbi 39 milionë ndjekës në Instagram dhe vazhdimisht kënaq fansat me postimet e imazheve që tregojnë bukurinë e saj.