×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikimi i mesazhit të Abdixhikut, Kica-Xhelili: LDK po e sulmojnë tre grupe – hiperbolizimi i mendimeve personale, dikujt po i shërben

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Nënkryetarja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, ka dalë me një reagim pas serisë së komunikimeve të brendshme në grupin e LDK’së që i publikoi Gazeta Online Reporteri.net, ku e fundit ishte përgjigja e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut drejtuar Avdullah Hotit lidhur me shqetësimet që kishte ngritur ai për votat me postë të mërgatës.

    Në këtë komunikim, shihet se për kryetarin e LDK-së akuzat për vjedhje të votave brenda listës zgjedhore të partisë dhe insistimi në “strukturë të organizuar kriminale” nuk ishin brengë. Sipas tij s’do të duhej të ishin as për bashkëpartiakët e tij, e madje i quante “luks momental”, që s’habitej që disa i kishin.

    Kica-Xhelili ka thënë se LDK po sulmohet nga tri grupe, teksa për komunikimet e anëtarëve të kryesisë ka thënë se po hiperbolizohen mendimet personale.

    “Ekzaltimi i tyre përfundon në pastërtinë e konkluzionit në kryesi: Kush ka dëshmi për orientim jolegjitim të votës përbrenda – urdhëroni shkoni në prokurori. Përndryshe, ne nuk mund të lëshohemi në pakënaqësitë e rezultateve individuale të “thash më the”-ve. Ato vota janë votë e LDK-së. Se nëse dikush i ka orientuar brenda për brenda kundërligjshëm – adresën e trajtimit e kanë. Ne nuk jemi as prokurori, as gjykatë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

    Me “Përshëndetje Avdullah”, e nis Abdixhiku mesazhin e tij në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së, si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë për shqetësimet që i kishte ngritur ish-kryeministri në të njëjtën bisedë të brendshme.

    Kryetari Abdixhiku është i brengosur vetëm për votat e partisë, pohonte vetë me shkrim i pari i LDK-së.

    “Jam i interesuar që LDK të fitojë mandatin e 21-të. Këto çështjet tjera janë luks momental të cilën dhe nuk habitem që e keni. Sikur të ishim të gjithë të brengosur për këtë gjë, i kishim pas punët shumë më mirë”, shkruante Abdixhiku në “Viber”, derisa i përgjigjej vetëm shqetësimeve të Avdullah Hotit, i cili pajtohej me kërkesën e anëtarëve tjerë të kryesisë së LDK-së që kërkonin që situatës t’i vihej emri: “skemë e organizuar kriminale”.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida...
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    Sport05 Prill 2025
    Elvis Rexhbeçaj tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Kosova. Ndonëse nisi me ndeshje vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, 27-vjeçari është...
    Vip05 Prill 2025
    Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë....
    Vip05 Prill 2025
    Në këtë edicion të ‘Big Brother VIP Albania’ raporti i Gjestit dhe Eglit ka marrë gjithë vëmendjen. Me ulje dhe ngritje romanca...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.