×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Psikologu zbulon pasojat e Covidit tek fëmijët, alarmon institucionet

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Viti i ri shkollor ka nisur me 2 javë vonesë në Kosovë pas ndërprerjes së vijimit të mësimit në mars të fillim vitit, si shkak i përhapjes së pandemisë me Covid-19, raporton Front Online.

    Tani pas rikthimit në bankat shkollore me masa të rrepta ndaj Covid-it, po bëhet apel për kujdes ndaj sjelljes së fëmijëve si nga prindërit ashtu edhe nga mësimdhënësit.

    Psikologu Visar Sadiku në një intervistë për Front Online alarmon se në rastet që është duke i trajtuar dhe që lajmërohen tek ai si profesionist i fushës vërehet numër i rritur i rasteve tek fëmijët të cilët shfaqin ankth.

    “Veçanërisht tani për shkak të fillimit të vitit të ri shkollorë, po vërehet numër i rritur i rasteve te fëmijët të cilët kanë ankthin e ndarjes. Fëmijë të cilët e kanë humbur sigurinë se si do të jetë situata më tutje, kjo ka të bëjë me nevojën se si është komunikuar me fëmijët dhe e shoh që fëmijët ndejnë pasiguri të vazhdueshme se çka do të ndodhë me prindërit në rast se nuk janë prezent me ta”, ka thënë Sadiku.

    Sadiku shprehet se pas zhvillimit të mësimit në distancë fëmijët e kanë humbur shprehinë e punës dhe kanë shkëputje nga librat.

    “Ata po refuzojnë t’a vijojnë shkollën pa prezencën e prindit, kjo është çka kam vërejtur. Ne duhet të kuptojmë që mësimi përmes platformave online në asnjë mënyrë nuk mund ta zëvendësojë mësimin konkret brenda shkollës, e që fëmijën e kanë humbur shprehinë e punës dhe si rrjedhojë është zbehur shumë kontakti me librat”, ka thënë ai për Front Online.

    Psikologu Sadiku: Fëmijët e familjeve që kanë kaluar Coronavirusin po stigmatizohen

    Psikologu Visar Sadiu ka kritikuar edhe qasjen e prindërve dhe informimin e drejt tek fëmijët.

    Sipas tij, në mungesë të informimit të drejtë, fëmijët të cilët familjet e tyre kanë kaluar Coronavirusin po stigmatizohen nga fëmijët e tjerë.

    “Shohim fëmijë që shumë lehtë janë të integruar dhe shohim të tjerë të cilët në mënyrë të vazhdueshme po përpiqen që ta ruajnë distancën. Kjo ka të bëjë edhe e çështjen e stigmatizimit sepse ne nuk e dimë se si është komunikuar me fëmijët, mirë po ka pasur raste që fëmijët nuk kanë dashur të qëndrojnë me shokun apo shoqen, për shkak se familja e tyre ka qenë e infektuar me Covid-19”, është shprehur Sadiku për Front Online.

    Sadiku rekomandon që të punohet nga ana e institucioneve në vetëdijesimin e fëmijëve që Coronavirusi nuk është sëmundje stigmatizuese, në mënyrë që të mos ndikohen fëmijët.

    “Duhet të punohet më tepër në vetëdijesimin e komunitetit që Covid-19 nuk është sëmundje stigmatizuese, nëse kemi fëmijë që kanë kësi qëndrime dhe e vijojnë shkollën dhe ekspozohen me fëmijët e tjerë që kanë qenë në familje me Covid-19 do ta ulë ndërveprimin e tyre me njëri tjetrin, dhe do të i zbehë shkathtësitë sociale”, ka thënë Sadiku për Front Online.

    KOMF me apel: Duhet të punohet në shëndetin mendor të fëmijëve

    Klevis Vaqari nga organizata e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “KOMF”, në një prononcim për Front Online ka thënë se duhet të punohet në shëndetin mendorë të fëmijëve që janë kthyer në shkolla.

    “Sjellja e fëmijëve në shkolla do të ndikohet edhe nga niveli i ankthit, traumës dhe përjetimit të gjithë kësaj situate në muajt e fundit. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të punohet drejt shëndetit mendor të fëmijëve që janë rikthyer nëpër shkolla. Shëndeti mendor njëjtë si ai fizik, ka një rëndësi të madhe jo vetëm në zhvillimin e fëmijëve”, ka thënë Vaqari për Front Online.

    Për të pasur më të lehtë adaptimin e fëmijëve me rregullat e distancimit social Vaqari thotë se e rëndësishme është që mësimdhënësit së bashku me prindërit t’u shpjegojnë fëmijëve se sa i rëndësishëm është distancimi në këtë kohë.

    “ Është shumë e rëndësishme që prindërit, kujdestarët, mësuesit e të tjerët te shpjegojnë vazhdimisht tek fëmijët se përse kjo sjellje është e rëndësishme për tu aplikuar dhe se sa një sjellje e tillë e ndihmon dhe e mbron shëndetin tonë dhe atë të personave të dashur. Fëmijët duhen mbështetur dhe udhëzuar vazhdimisht rreth sjelljeve që promovojnë ruajtjen e shëndetit”, ka thënë Vaqari.
    Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte marrë vendim që nga 11 marsi të mbylleshin shkollat, si masë parandaluese ndaj përhapjes së Coronavirusit, për të vazhduar më mësimin online./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.