×
  • Lajme
  • Lajme

    Psikologu Kastrati pas vra*sjeve të fundit: Qytetarëve duhet t’u ofrohen shërbime psikologjike

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Sipas psikologut Rron Kastrati shkaktarët kryesorë që po rrezikojnë integritetin dhe ekzistencën e qytetarëve janë shumë-faktorialë, përfshirë faktorët socio-ekonomikë, agresivitetin e lartë, keqinterpretimet, dhe konfliktet ndërpersonale. Ai gjithashtu ka përmendur faktorët e kushteve elementare të jetesës, duke përfshirë papunësinë si një prej arsyeve kryesore për pasigurinë sociale.

    ‘’ Shkaqet kryesore të cilat ditë përditë po e rrezikojnë integritetin dhe ekzistencën  qytetare janë shkaqet multi-faktoriale si faktorët socio-ekonomikë, niveli I lartë i agresivitetit të keq interpretimeve, konflikteve, tensioneve, konfliktet në relacion m marrëdhëniet nder personale me të tjerët pastaj janë dhe faktorët e kushteve elementare , faktor është dhe papunësia’’, deklaroi Kastrati.

    Sipas Kastratit, duhet patjetër që të merren masa për të ofruar shërbime psikologjike dhe sociale për qytetarët, jo vetëm përmes qendrave, por edhe me një koordinim ndërinstitucional që të forcohet sistemi i drejtësisë.

     ‘’Duhet patjetër që të merren masa që të ofrohen shërbime për qytetarët shërbime psikologjike, sociale jo vetëm përmes qendrave por duhet një koordinim ndërinstitucional në mënyrë që të forcohet sistemi I drejtësisë dhe normalisht qytetaret duhet mbështetur  sidomos fëmijët adoleshentët ‘’, tha për FrontOnline Kastrati.

    Një tjetër problem që rrezikon sigurinë, sipas Kastratit, është lejimi i përdorimit të armëve dhe përfshirja e të rinjve në video-lojëra që përmbajnë dhunë, si dhe ekspozimi i tyre në rrjete sociale në orare të pakufizuara. Ai theksoi se këto faktorë mund të shkaktojnë eskalim të situatave të dhunshme, duke u bërë rrezik për shoqërinë.

    Kastrati ka apeluar për ndërmarrjen e masave urgjente, duke theksuar se pesë vrasjet që ndodhën brenda dhjetë ditëve janë një shifër alarmante që kërkon reagim të menjëhershëm.

    ‘’ Shpresoj që të merren masa sepse Brenda 10 ditëve  kemi 5 vrasje që përbejnë shifër alarmante prandaj duhet të bashkëpunojmë me institucionet e të organizojmë fushata të fuqishme implementues për ndërgjegjësim’’, përfundoi Kastrati.

    Pesë vra*sje në dhjetë ditë/ Kosova po bëhet e pasigurt, alarmojnë ekspertët

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare. Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Musaftën, i burgosur në Hagë, e vizitoi mbesa e tij, Arta Mustafa. Përmes një reagimi në Facebook, Arta...
    Lajme05 Prill 2025
    Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, ka kundërshtuar kërkesën e re për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë të...
    Sport05 Prill 2025
    Mosmarrëveshja e Barcelonës për kufirin e tyre të pagave është një dëshmi se planifikimi për afatin kalimtar veror para kohës është diçka...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Kronika05 Prill 2025
    Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari është duke u...
    Kronika05 Prill 2025
    Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e...
    Kronika05 Prill 2025
    Përgjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 345 gjoba trafiku. Po gjatë ditës së djeshme, sipas të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.