Paris Saint-Germain janë këmbëngulës në synimin e tyre për të mos paguar Mbappes 55 milionë eurot që kërkon. Klubi francez shkoi në shkallën tjetër dhe e apeloi vendimin në Komisionin e Lartë të Apelimit.
Mbappe u largua nga PSG këtë verë për t’iu bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë, por kontrata prej 55 milionë eurosh që i detyrohet atij nga klubi i Parisit është bërë një çështje që po zgjidhet në gjykatë
PSG konteston se është i detyruar t’i paguajë Mbappes shumën e përmendur, gjë që u konfirmua në dy instancat e para.
Komisioni i Përbashkët i Ankesave i Ligës Profesionale të Futbollit (LFP) ka ratifikuar vendimin e shkallës së parë të Komisionit Ligjor të LFP dhe ka urdhëruar Paris Saint-Germain të paguajë 55 milionë euro për Kylian Mbappe, i cili ka kërkuar shpërblime dhe paga të papaguara që nga qershori.
Paris Saint-Germain deklaron se në kontratën e ndryshuar në vitin 2023 “lojtari hoqi dorë nga të gjitha angazhimet e tij pas largimit nga klubi”.
Paris Saint-Germain theksoi se ata u detyruan ta referonin të gjithë çështjen në gjykatat kompetente, megjithëse po bëjnë fushatë që lojtari të gjejë një “zgjidhje miqësore”.
Avokatët e Paris Saint-Germain janë të gatshëm të shkojnë deri në fund për të provuar se kanë të drejtë në procedurë.
Nëse Komisioni i Lartë i Apelit vendos në favor të Mbappes, klubi i Parisit mund t’ia referojë çështjen drejtësisë së zakonshme si mjetin e fundit.