×
  • Sport
  • Sport

    PSG-ja mohon raportimet se kanë ofruar 250 milionë euro për transferimin e Lamine Yamal

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta transferuar Lamine Yamal.

    Kjo ofertë ishte refuzuar dhe ishte spekuluar shumë se kush mund të ketë qenë klubi që ka bërë këtë ofertë marramendëse.

    Sot (e martë), Enric Masip, i cili është një këshilltar tek Barcelona dhe po ashtu një mik i ngushtë i Laportas, konfirmoi për El Chiringuito se Paris Saint-Germaini ishte ekipi që bëri ofertën për 17-vjeçarin.
    Sidoqoftë, ky informacion është mohuar nga zyrtarët e PSG-së. Një këshilltar i klubit i ka thënë L’Equipe se ka refuzuar kategorikisht këto thashetheme, duke thënë se asnjë hap zyrtar nuk është bërë drejt transferimit të Yamal.

    Barcelona absolutisht nuk ka asnjë qëllim për ta shitur Yamalin, të cilin e shohin si lojtar të paprekshëm.

    PSG është në dijeni të kësaj dhe sipas raportimet, kjo është arsyeja pse nuk kanë bërë një lëvizje të duhur për të nënshkruar me fituesin e trofeut Kopa./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport19 Nëntor 2024
    Vetëm 10 minuta lojë, Ukraina ka kaluar në avaztazh ndaj Shqipërisë. Golin e epërsisë e shënoi Zinchenko, në minutën e 5-të, kurse...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar...
    Sport19 Nëntor 2024
    FIFA do të detyrohet t’ia paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi në muajin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.