Pritet ndryshime te Paris Saint Germain në afatin kalimtar të janarit, por vetëm sa i përket largimeve.
Paris Saint-Germain (PSG) nuk planifikon të nënshkruajë me lojtarë të rinj në afatin e ardhshëm të transferimeve dimërore, sipas PSG Report .
Klubi francez kishte shpresuar të sillte një qendërmbrojtës dhe anësor të ri, por me rikthimin e Lucas Hernandez dhe Goncalo Ramos , këta lojtarë do të konsiderohen si nënshkrime të reja për PSG-në.
Nga ana tjetër do të dalin në shitje dy futbollistë si mbrojtësi sllovak Milan Skriniar dhe sulmuesi francez Randal Kolo Muani.
Manchester United ka shfaqur interes për sulmuesin francez 26-vjeçar, por PSG nuk planifikon ta shesë atë me çmim të ulët.
Ndërkohë sa i përket mbrojtësit sllovak e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A, ku Juventus ka shprehur interesim për të.
Aktualisht, PSG është në vendin e parë në Ligue 1, por renditet e 25-ta në fazën e Ligës së Kampionëve.