Nëse jeni mësuar të shkoni në shtrat vonë dhe të zgjoheni vonë, ka shumë të ngjarë që të keni vënë re se me kalimin e moshës, e gjithë kjo kthehet përmbys. Koha që trupi ynë shkon për të fjetur dhe zgjohet varet shumë nga fakti se jemi duke u rritur.
Me kalimin e viteve, trupi ndryshon si nga jashtë ashtu edhe nga brenda dhe këto ndryshime ndikojnë edhe në gjumin tonë. Sipas psikologes së Universitetit të Miçiganit, Cindy Lustig: “Ashtu si shumica e gjërave që ndryshojnë me kalimin e viteve, ndryshojnë edhe modelet tona të gjumit.
“Në fakt, truri ynë përgjigjet ndryshe ndërsa plakemi”, ka thënë ajo.
Kjo do të thotë se truri i një të riu e kupton më lehtë se pas konsumimit të darkës, pas disa orësh vjen gjumi. Tek një i moshuar, kjo lidhje fillon të dobësohet. Kjo mungesë e ndjenjës së kohës bën që të moshuarit të lodhen shumë më herët se fëmijët dhe nipërit e tyre. Për rrjedhojë, ata të zgjohen shumë më herët dhe më të pushuar se pjesa tjetër. Një arsye tjetër është sepse shikimi ynë ndryshon me kalimin e viteve dhe kështu intensiteti i dritës që merr truri ynë zvogëlohet. Kjo është ajo që na mban zgjuar më gjatë, por me moshën fillon dhe zhduket./FrontOnline/