×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pse VV-ja po e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale? Edhe drejtori i Trustit i kishte tërhequr 10%

    FrontOnline
    17 Janar 2023

    Në seancën e së enjtes (pasnesër) të Kuvendit të Kosovës para deputetëve do të jetë Projektligji për tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale si iniciativë për zbutjen e efekteve të larta negative të inflacionit në vend.

    Por, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët janë shumicë në Kuvend, po e kundërshtojnë një iniciativë të tillë, ndonëse shkalla e inflacionit muajin e kaluar në Kosovë ka arritur 12.1%, përderisa artikujt elementarë janë shtrenjtuar mbi 30%.

    “Vetëvendosje” as në vitin 2020 nuk e kishte përkrahur tërheqjen e 10% të Trustit, iniciativë kjo e ish-Qeverisë “Hoti”, ndonëse shumë deputetë të saj kanë deklaruar se i kanë tërhequr mjetet e Trustit.

    Me qëndrimin për mos tërheqjen e mjeteve të Trustit nuk është bindur as drejtori i Trustit, Adrian Zalli, i cili është ekspert i njohur i fushës së investimeve në tregjet globale, i cili në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2022 ka deklaruar se i ka tërhequr 16579 euro në emër të 10% të kursimeve pensionale në Trust, raporton Front Online.

    Përdallim nga deputetët e VV-së, opozita në Kuvend është që qytetarëve të Kosovës edhe këtë herë t’i lejohet tërheqja e një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale, pasi që, sipas tyre, ka rritje astronomike të çmimeve, përderisa pagat dhe pensionet kanë mbetur të njëjta që nga viti 2014. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Ekonomi16 Korrik 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe...
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    Lajme18 Korrik 2025
    Arrestimet për spiunazh janë dëshmi e një rreziku të vërtetë për sigurinë kombëtare dhe një kërcënim i vazhdueshëm për stabilitetin e vendit....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.