×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pse VV-ja po e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale? Edhe drejtori i Trustit i kishte tërhequr 10%

    FrontOnline
    17 Janar 2023

    Në seancën e së enjtes (pasnesër) të Kuvendit të Kosovës para deputetëve do të jetë Projektligji për tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale si iniciativë për zbutjen e efekteve të larta negative të inflacionit në vend.

    Por, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët janë shumicë në Kuvend, po e kundërshtojnë një iniciativë të tillë, ndonëse shkalla e inflacionit muajin e kaluar në Kosovë ka arritur 12.1%, përderisa artikujt elementarë janë shtrenjtuar mbi 30%.

    “Vetëvendosje” as në vitin 2020 nuk e kishte përkrahur tërheqjen e 10% të Trustit, iniciativë kjo e ish-Qeverisë “Hoti”, ndonëse shumë deputetë të saj kanë deklaruar se i kanë tërhequr mjetet e Trustit.

    Me qëndrimin për mos tërheqjen e mjeteve të Trustit nuk është bindur as drejtori i Trustit, Adrian Zalli, i cili është ekspert i njohur i fushës së investimeve në tregjet globale, i cili në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2022 ka deklaruar se i ka tërhequr 16579 euro në emër të 10% të kursimeve pensionale në Trust, raporton Front Online.

    Përdallim nga deputetët e VV-së, opozita në Kuvend është që qytetarëve të Kosovës edhe këtë herë t’i lejohet tërheqja e një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale, pasi që, sipas tyre, ka rritje astronomike të çmimeve, përderisa pagat dhe pensionet kanë mbetur të njëjta që nga viti 2014. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar familjen e Muharrem Rexhepit në Mitrovicë. Muharrem Rexhepi më 9 qershor të vitit...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi. Ai theksoj se në këtë takim diskutuan për...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka marrë një vendim të ri dhe të rëndësishëm për karrierën e saj. Ajo ka vendosur të...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media tha se një kapitull i ri ka nisur për Kosovës,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka bërë të ditur se mbrëmë ka qëndruar në Bllacë së bashkë me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.