Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mos futet në rend të ditës Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton portali Front Online.
Burime të portali Front Online kanë bërë të ditur se Arben Gashi i ka kërkuar Kuvendit që ky Projektligj të mos futet sot në rend të ditës.
“Projektligji nuk është sot në rend të ditës sepse iniciuesi i saj Arben Gashi, ka kërkuar që ai të mos futet ”, ka thënë ky burim duke mos e treguar arsyen e tërheqjes.
Lidhur me këtë për Front Online, deputeti Arben Gashi tha se Projektligji nuk ka qenë në rend të ditës derisa ka shtuar se sot plotësohen kushtet që ai të votohet këtë javë.
“Projektligji nuk ka qenë në rend të ditës. Kam thënë se sot plotësohen kushtet që ai Projektligj me shku në seancë pa vendim të komisionit, sot plotësohen kushtet dhe gjatë kësaj jave besoj që kryhet”, tha shkurt Gashi.
Por, deputeti Gashi, gjatë një prononcimi për media pati thënë se “Me datën 30 Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike shkon me automtizëm në seancë pa vendim të Komisionit. Kalohen afatet 2 mujore që Komisioni me marr vendim, tashmë kjo çështje është në dorë të seancës, vendos seanca”.
Vlen të përmendet se deputetët e kolacionit, Grupi Parlamentar i AAK-së kanë dalë kundër kryeministrit Hoti që e hëna të jetë dite pune. Ata sot do të pushojnë dhe nuk do të marrin pjesë në Kuvend./Front Online/