×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon?

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe.

    Ajo thuhet se rrit kreativitet dhe rrit përqëndrimin. Limoni nga ana tjetër, është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh.

    Po sikur t’i bëjmë bashkë? Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme. Po shkenca çfarë thotë?

    Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit

    Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre.

    Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin. Pretendimi i dytë: Lehtëson dhimbjen e kokës

    Shkenca: Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume.

    Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

    Pretendimi i tretë: Përmirëson lëkurën

    Shkenca: Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka thënë se ka parë entuziazmin tek banorët kur Burimi u shpallë si më pak...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    14-vjeçari M.P. ka lënë sot ambientet e spitalit privat dhe është transferuar drejt burgut të të miturëve në Kavajë. Ditën e kaluar,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dëshmitari Halil Çadraku, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se gjatë periudhës mars-gusht 1998 nuk ka pasur kontakt me anëtarët e...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani në Kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka treguar se është i hapur për një armëpushim në konfliktin njëvjeçar me Hezbollahun, pasi zyrtarët amerikanë i...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Arianit Besiri nga Mitrovica, ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani. Ai i ka fituar zgjedhjet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.