Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front Online se ka kërkuar mbi 27 herë pët t’u ulur përballë tij.
Kurti tha se në zyrën e tij shkojnë ata organizatat dhe institucionet kur “nuk kanë kryer punë diku tjetër”.
“Së pari ne e kemi Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe përveç ministrit Hekuran Murati, aty i kemi edhe dy zëvendësministra të shkëlqyeshëm, e kemi Avni Zogianin dhe Avni Dobrunën dhe këta janë në komunikim të rregullt me sindikatat në përgjithësi, përfshi edhe sindikatën e sektorit privat. Në zyrën e kryeministrit vijnë organizatat, institucionet e tjera atëherë kur nuk kanë kryer diku tjetër punë, ose kur lidhet drejtpërsëdrejti me mua, prandaj edhe ekzistojnë ministritë dhe ato në fushveprimtarinë e tyre kanë edhe këso veprimesh për dialog social me sindikatat”, tha Kurti.
“I kam takuar sindikatat në të kaluarën, do t’i takojë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.
Premtimet e parealizuara të kryeministrit Albin Kurti, sektori privat në “mëshirën e fatit”