×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse projektligji për sigurime kur Ligji ekziston që një dekadë? Ish-ministri i Shëndetësisë godet Arben Vitinë

    Aulona Konjuhi
    20 Qershor 2024

    Pas një dekade pritet që të finalizohet dhe të dërgohet për miratim në Qeveri Projektligji për Sigurimet Shëndetësore.

    Ky është njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë “Kurti”, që sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të realizohet qatë këtij muaji, ndonëse me rreth 4 vite vonesë.

    Vitia të shtunën ka thënë se ky Projektligj është vonuar për shkak të adresimit të komenteve.

    Deputetët opozitar nuk kanë pritshmëri se gjatë muajit qershor të këtij viti do të dërgohet në Kuvend për votim Projektligji për Sigurime Shëndetësore.

    Haxhiu: Ministri Vitia po mashtron me Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore

    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria “Kurti” po vazhdon me mashtrime e premtime koti.

    Haxhiu për “Front Online” ka deklaruar se premtimet e ministrit Vitia janë “prognoza propaganistike”.

    “Kjo Qeveri është në përfundim të mandatit pa bërë asgjë për këtë sektor. Vazhdojnë të mashtrojnë ende me fjalë e premtime të kota. Nuk merrem me prognoza propaganistike, por me fakte. Faktet tregojnë se nuk ka asgjë nga Qeveria për këtë temë”, thotë Haxhiu.

    Sektori i Shëndetësisë është dështimi më i madh i qeverisë aktuale, thotë deputeti Haxhiu.

    “Ky Projektligj ka qenë në agjendë legjislative që katër vite radhazi, por Qeveria ka dështuar ta miratoj dhe ta sjellë në Kuvend. Shëndetësia është dështimi më i madh i kësaj qeverie”, shprehet Haxhiu.

    Hyseni: Projektligji s’është përfunduar ende, nuk do të jenë funksional

    Ndërsa nga Lidhja Demokratike nuk kanë pritshmëri se Projektligji për Sigurimet Shëndetësore do të funksionalizohët këtë vit.

    Ekrem Hyseni, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka dyshimet e tij se ky ligj do të jetë funksional në mënyrën se si është punuar.

    “Ky projektligj është i vonuar, legjislacioni për këtë ligj është punuar edhe nga ministrat e kaluar. Kam dyshimet e mia që ky ligj do të jetë funksional në mënyrat se si është punuar. Ende nuk është bërë gati ai ligj dhe numrat janë po presim me e pa”, thotë Hyseni për Front Online.

    Dreshaj i AAK-së: Premtimet e Qeverisë për Sigurimet Shëndetësore, lojëra politike me opinionin

    Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se nuk mjaftojnë muajtë e fundit të qeverisjes për ta implementuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

    Dreshaj për “Front Online” theksoi se premtimet se do të zbatohet ky ligj, janë lojëra politike.

    “Uroj që të sillet ky Ligj, por është kohë shumë e shkurtër të implementohet, nuk mjaftojnë muajt e fundit të qeverisjes. Kohëzgjatja minimale që një ligj i tillë të kalojë e të implemetohët nevojiten së paku 3-4 vite. Ky është qëllim i lojërave politike me opinionin”, tha Dreshaj.

    Deputeti Dreshaj thotë se votat e pozitës nevojitën për të kaluar ky Projektligj.

    “Varet nga votat e pozitës për kalimin e këtij projektligji se opozita e ka takatin e vogël ta bllokoj një ligj të tillë. Por nëse vie ky ligj besoj se ne do ta mbështesim”, deklaroi ai.

    Ish-ministri Agani: Miratimi i Projektligjit për Sigurime shëndetësore paraqet improvizim të rëndë politik 

    Ish-ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, për “Front Online”, deklaron se Kosova nuk ka nevojë për ligj të ri për Sigurime Shëndetësore, pasi që, sipas tij, një Ligj është në fuqi që dhjetë vite, por që nuk është zbatuar.

    “Ky ligj është në fuqi prej 2014-tes, është dokument cilësor ligjor i cili ka pas mbështetje të plotë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është draftuar në bashkëpunim me ta. Kosova nuk ka nevojë për ligj të ri në këtë lëmi në situatën kur ligji në fuqi, qe dhjetë vite prej kur është miratua, asnjëherë nuk është tentua të zbatohet’’.

    Agani thotë se miratimi i Projektligjit në këtë kohë, paraqet improvizim të rëndë politik dhe do të krijonte edhe më shumë huti.

    ‘’Miratimi i këtij projektligji në situatën e mungesës së plotë të vizionit reformues, paraqet improvizim të rëndë politik që do të krijon edhe më shumë huti në sektorin e shëndetësisë’’, potencon ai.

    Ish-ministri i shëndetësisë, tha se vendi ka nevojë për vendosmëri të zbatimit të ligjit aktual e jo për improvizime politike.

     ‘’Vendi ka pas nevojë për vendosmëri në zbatimin e ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore dhe jo për improvizime politike e ligjore sa për të krijuar përshtypjen se po bëjmë diçka të re’’, deklaron Agani.

    Agani thekson se ky projektligj nuk do i sjellë asgjë të mirë qytetarëve, pasi që sipas tij, nuk është pjesë e pakos gjithëpërfshirëse reformuese.

     ‘’Ky projektligj nuk do të sjellë asgjë të mirë për qytetarët sepse nuk është pjesë e pakos gjithëpërfshirëse reformuese e cila në qendër e ka ndarjen e plotë të institucioneve blerëse të shërbimeve shëndetësore dhe ofruesve të tyre”.

    Kjo është rruga që sipas Aganit do të sjellë lehtësira në sektorin e shëndetësisë.

    “Rruga e vetme e drejtë për tejkalimin e vështirësive evidente në sektorin e shëndetësisë është vazhdimi i reformës së sektorit të shëndetësisë të filluar gjatë mandatit tim, nëpërmjet amandamentimit të ligjeve ekzistuese në fuqi për shëndetësi dhe për sigurime shëndetësore’’.

    Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007, por nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi për shkak se shefi i atëhershëm i UNMIK-ut nuk e nënshkroi atë. Një vit më vonë pas shpalljes së pavarësisë, ligji për sigurim shëndetësore u tërhoq për shkak të buxhetit. Ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, por nuk u zbatua.

    Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet). Mbledhja e fondeve ishte paralajmëruar se do të niste që nga 1 korriku i vitit 2017.
    Atëkohë, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 17 milionë euro, të cilat më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, aktualisht nënkryetare e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline, ka deklaruar se për shkak të deklaratave të liderëve...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim për vdekjen e 21 vjecarit në një aksident trafiku në fshatin Pestovë ...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ende pa u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, analistë e vëzhgues të shumtë shtrojnë gjithnjë e më shumë çështjen e pozicionimit të...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e...
    Opinione07 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Një ushtri funksionale dhe mirë e përgatitur është shtyllë e një shteti sovran, dhe çdo mangësi në këtë drejtim...
    Front TV07 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej një muaji ndaj...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisëka përmbyllur me sukses dorëzimin e dokumentacionit civil (certifikata të lindjes dhe certifikata të gjendjes penale)...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar veçse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës Ligjin për Zyrtarët Publikë. Kjo bashkë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.