×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse po shuhen departamentet në Mjekësi Ligjore? Flasin nga Ministria e Drejtësisë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës të cilat funksionojnë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë paralajmëruar veprime sindikale ngase siç thonë ata rregullorja për standardet e organizimit të brendshëm të punës është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe me baza të punës në mënyrë subjektive.

    Përmes një komunikate për media këto dy sindikata kanë treguar se në bazë të kësaj rregulloreje është larguar plotësisht Divizioni për Hulumtime, Divizioni për Identifikim Koordinim dhe Përkrahje, Sektori për Identifikim dhe Sektori për Marrëdhënie Familjare të personave të zhdukur në një divizion të vetëm si tërësi, përcjell Front Online.

    Lidhur me këtë nga Ministria e Drejtësisë,  për shuarjen e Divizionit për Hulumtime, kanë thënë se hulumtimet shkencore bënë edhe në katedrën e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë dhe një duplifikim i tillë i strukturës organizative nuk do të ishte i pranueshëm.

    “Në Universitetin e Prishtinës, respektivisht në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë funksionon Katedra e Mjekësisë Ligjore, e cila kryen veprimtari kërkimore-shkencore, andaj një duplifikim i tillë i strukturës organizative nuk do të ishte i pranueshëm”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

    Nga MD-ja thonë se ligji Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, në bazë të rregullave të të cilit është përcaktuar organizimi i brendshëm  IML, nuk njeh tituj shkencor ose hulumtues.

    “Ligji Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, në bazë të rregullave të të cilit është përcaktuar organizimi i brendshëm  IML, nuk njeh tituj shkencor ose hulumtues si (Dr.sc ose Mrs.) dhe as aktivitete kërkimore në kornizën e organizimit të tillë, siç është rasti me IML-në. Në përgjithësi, departamentet e hulumtimit janë pjesë e Universiteteve (Fakultetit të Mjekësisë), ku shkencëtarët kryejnë veprimtari kërkimore-shkencore dhe mësimdhënie, e cila është pjesë e përshkrimit të detyrave të përditshme të punës së tyre”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

    Të pyetur se pse po bëhet shuarja e departamenteve në kohën kur po bëhen gërmimet për të pagjeturit, nga Ministria, kanë thënë se me rregulloren e re është paraparë Divizioni për Persona të Zhdukur në kuadër të Departamentit për Mjekësi Ligjore i cili do të ketë Udhëheqësin e Divizionit dhe 9 të punësuar të tjerë.

    “Me Rregulloren MD-nr. 01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore është paraparë Divizioni për Persona të Zhdukur në kuadër të Departamentit për Mjekësi Ligjore (neni 16 i Rregullores, i cili do të ketë Udhëheqësin e Divizionit dhe 9 të punësuar të tjerë”, thuhet më tej në përgjigje.

    Nga kjo Ministrit thonë se komentet dhe propozimet e pranuara janë shqyrtuar, dhe komentet e propozimet e vlefshme janë inkorporuar në Projekt Rregullore, në pajtim me legjislacionin në fuqi përkatës si dhe standardet  relevante

    “Projekt Rregullorja, është ndarë për komente dhe propozime me të gjithë të punësuarit në IML, me Zyrën e BE-së, përkatësisht përfaqësues të Projektit  IPA II, i cili mbështet IML-në, përfaqësues të Eulex-it, si dhe me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë (ICRC). Komentet dhe propozimet e pranuara janë shqyrtuar, dhe komentet e propozimet e vlefshme janë inkorporuar në Projekt Rregullore”, thuhet më tej në përgjigjen e kësaj ministrie.

    Ndërsa për protestën që do ta mbajnë nesër zyrtarët  e këtij instituti nga MD-Ja kanë thënë se do t’a shqyrtojnë çdo kërkesë sipas legjislacionit në fuqi.

    “Ministria e Drejtësisë do të shqyrtojë çdo kërkesë të arsyeshme në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre./Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.