Personat që mbajnë syze kanë më pak të ngjarë që të infektohen nga koronavirusi, sepse ata fërkojnë më pak sytë, sipas një studimi.
Hulumtimet në Indi studiuan 304 persona të moshës midis 10 dhe 80 vjeç, të cilët u pyetën për simptomat e COVID dhe nëse mbanin syze.
Sipas studimit, nëntëmbëdhjetë përqind thanë se kishin vendosur syze në shumicën e kohës, duke çuar në zbulimin se ata që mbajnë syze për tetë orë në ditë, kanë më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus.
Studimi u publikua nga “Sunday Telegraph, që shkruan: “studimi tregoi se rreziku nga COVID-19 ishte rreth dy deri në tre herë më pak i lartë te personat që mbajnë syze, sesa te personat pa syze.
“Një individ ka zakonin e prekjes së fytyrës mesatarisht 23 herë në një orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve”, thanë studiuesit.