Shpesh në ekranet e vogla mund të shohim skena të mëngjesit perfekt, pjesë e pazëvendësueshme e të cilave është një gotë portokalli e shtrydhur. Megjithatë, a është ajo me të cilën duhet ta nisim ditën?
Duke u rritur, shumë herë kemi pasur mundësinë të dëgjojmë se sa e rëndësishme është vitamina C për trupin tonë. Megjithatë, mëngjesi nuk është koha më e mirë për ta futur këtë vitaminë në trupin e njeriut.
Kur pini lëng portokalli ose ndonjë lëng tjetër, sheqeri prej tij ngre nivelin e serotoninës (hormoni i lumturisë), i cili ju bën të lumtur për një kohë të shkurtër. Megjithatë, për shkak të veprimit të insulinës, e cila aktivizohet gjatë marrjes së lëngut, së shpejti do të ketë rënie të sheqerit dhe energjisë. Kjo është edhe arsyeja pse konsumimi i lëngjeve të frutave në mëngjes nuk është zgjidhja më e mirë.
Gjëja e parë që merrni në trup në mëngjes ndikon drejtpërdrejt në neurotransmetuesit tuaj dhe mënyrën se si do të funksionojë truri juaj. Prandaj, është shumë e rëndësishme të merrni drithëra dhe arra me vaktin tuaj të mëngjesit, dhe vetëm ujë si pije.
Ndërsa sheqeri në lëngjet 100 për qind të frutave gjendet natyrshëm – nuk shtohet, si në rastin e lëngjeve industriale, mënyra se si trupi përpunon dhe reagon ndaj këtij sheqeri është në thelb e njëjtë, thotë hulumtimi i JAMA Network Open.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se megjithëse lëngjet e frutave mund të mos jenë aq të dëmshëm sa lëngjet me sheqer, ato sigurisht nuk janë aq të shëndetshme – lëngu i portokallit përmban kalori, pothuajse të gjitha janë nga sheqeri.
Pa asnjë lëndë ushqyese që ngop dhe ngadalëson tretjen, si fibrat, yndyrat e shëndetshme ose proteinat, lëngu i portokallit mund të shkaktojë rritje dhe ulje të sheqerit në gjak, gjë që mund të çojë në shtim në peshë në të njëjtën mënyrë si pijet me gaz, sipas studimit JAMA./FrontOnline/