Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka i ka komentuar përleshjet verbale që i ka pasur me përfaqësuesin në këtë institucion të LVV’së, Sami Kurteshin.
Daka në Rubikon deklaroi se kështu më herët me përfaqësuesit e Vetëvendojes nuk ka ndodhur.
‘’Ndoshta është mirë me kuptu Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pasë dy përfaqësues të VV’së me të cilët kam pasë raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashëpunim të jashtëzakonshëm”, deklaroi ajo.
“Asnjëherë nuk është vë në pikëpyetje mënyra se si I kam menaxhu e votu. E cuditshem pse përnjëherë u gjithë ky mllef apo thjesht prania ime I pengon dikujt. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranu të bisedoj me të jashta mbledhjeve rreth raportit’’, shtoi tutje ajo.