Moderatorja Klea Huta është shumë aktive në rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Mbrëmjen e djeshme (e shtunë) ka nisur edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP’, ku disa prej banorëve kishin kohë që aludoheshin për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një ndër ta ka qenë edhe Kiara Tito, e cila edhe u shpreh se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj.
Dhe një prej tyre mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një fotografi të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i ka uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje “qelbësirë”.
“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Top Channel/