×
  • Opinione
  • Opinione

    “Pse Maqedonia e Veriut është e trembur nga shqiptarët?”, Ngjela: Ne duhet të jemi gati, Tirana e Prishtina të nisin…

    Spartak Ngjela
    17 Dhjetor 2024

    Nga Spartak Ngjela

    Maqedonia e Veriut është një shtet artificial i krijuar në vitin 1945 midis sllavëve dhe shqiptarëve, me urdhër të presidentit të Jugosllavisë, Josif Broz Tito…

    Çështja shqiptare tani kuptohet se është në një zhvillim progresiv. Ajo po ecën nga Tirana në Prishtinë, dhe në Shkup, në Podgoricë, në Çamëri; dhe te milionat e shqiptarëve që jetojnë në Turqi e në Greqi. Tani dihet se kjo çështje, për shqiptarët autoktonë, ka qenë një vështirësi e madhe historike si pasoje e dyndjeve sllave që u derdhën në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII. Por sot, ajo po ecën përpara hap pas hapi në çdo ditë.

    Aktualisht në Ballkan janë dy shtete shqiptare; por në rrugë kuptohet se është edhe një shtet i tretë shqiptar, Maqedonia e Veriut, e cila ka brenda saj mbi një milionë shqiptarë. Në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 1.2 milionë banorë shqiptarë, pavarësisht se sllavët falsifikojnë proceset zgjedhore.

    Asgjë nuk do të bëjnë dot, se çështja shqiptare tani, pas 120 vitesh, ka hyrë dhe po ecën në një progres të plotë. Në vitin 1912- 1913 nga territori i saj kombëtar, Shqipërisë së pavarur iu shkëputen mbi 40 mijë km2: Kosova, Çamëria dhe Maqedonia dhe, katër qytete në Malin e Zi – që të katërt vende të historisë reale të Shqipërisë, që nga koha e Piros së famshëm të Epirit, Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e deri në ditët e sotme. Por koha eci drejt, dhe tani është krijuar edhe Kosova, si shteti i dytë shqiptar në Gadishullin Ilirik, të cilit ia ndryshuan emrin duke e quajtur Gadishulli i Ballkanit. Por ne shqiptarët duhet të kujtohemi ngaherë se kjo ndodhi, ngaqë sllavët, me Rusinë në krye, e dinin që ky Gadishull kishte qenë i gjithë territor i popullit të njëjte shqiptar, duke kaluar në tre mijë vite rresht nga Iliria në Arbëri e nga Arbëria në Kosovë e Shqipëri.

    Por ja, tani ka ardhur koha historike në krijimin e dy shteteve shqiptare: Shqipëri dhe Kosovë. Kurse aktualiteti historik po tregon se po del edhe një shtet i tretë shqiptar: Maqedonia e Veriut.

    Pse…? Sepse Maqedonia e Veriut është një shtet artificial i krijuar në vitin 1945 midis sllavëve dhe shqiptarëve, me urdhër të presidentit të Jugosllavisë, Josif Broz Tito. Por historia tani e njeh shumë saktë që ky territor shqiptar i përket historisë së Shqipërisë Etnike. Gjithsesi, pikërisht për këtë, ne shqiptarët duhet të jemi të gatshëm dhe të formuar historikisht e politikisht për të filluar brenda nesh procesin e bashkimit kombëtar. Pikërisht te ky proces e kanë shqetësimin e vet edhe Beogradi, edhe Moska, por edhe Mali i Zi. Kjo sepse dhe qytetet e mëdha të Malit të Zi, madje edhe kryeqyteti i këtij shteti, janë qytete të historisë së Shqipërisë, sepse janë vende etnikë të Shqipërisë që nga koha e Aleksandërit të Madh të Maqedonisë, i cili tani dihet si e provuar historikisht që ai ka qenë shqiptar.

    Ai kryeministër në Tiranë që do ta nisë këtë proces, do të hyjë me lavd të madh historik në historinë e Shqipërisë. Koha e sotme po e nxjerr në dritë shqiptarinë e dhunuar edhe nga grekët, edhe nga sllavët. Po historia e shqiptarëve: ku duhet të mbështetet ajo politikisht që të rivendosë vetveten, kundër pushtuesve ardhacakë në Gadishullin Ilirik?

    Ka ardhur koha që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të mbështesin arvanitasit në Greqi dhe shqiptarët në Serbi, në Mal të Zi dhe në Turqi; sepse kjo tani është një domosdoshmëri historike. Dhe për këtë duhet të fillojë aktiviteti i ndjeshëm politik ndërkombëtar në hapjen e shkollave shqipe, kudo ku sot jetojnë shqiptarët e pushtuar nga sllavët e nga grekët. Ajo qeveri shqiptare në Tiranë që nuk e hap këtë proces, që ky të fillojë realisht drejt, nuk është me interesin kombëtar.

    Nga Rubrika
    Opinione16 Dhjetor 2024
    Shkruan: Faton Bislimi Gjerësa fokusi i klasës sonë politike në Kosovë, tanimë është përqendruar kryekëput në fushatën parazgjedhore, regjimi i Vuçiqit fokusin...
    Opinione13 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Po faktet! Cila është e vërteta? Cili ka të drejtë? Këto janë pyetje, që shpesh i bëjnë në dilema...
    Opinione12 Dhjetor 2024
    Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Sytë dhe vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, medias si dhe ekspertëve të sigurisë strategjike janë drejtuar në Damasku,...
    Të tjera
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë kanë siguruar 27 për qind të buxhetit javor që i bie 147 euro. Buxheti personal, mungesa e cigareve dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale, që mosrespektimi i Kushtetutës dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhje, raporton...
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë arritur vetëm 27 për qind nga sfida e buxhetit...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Rreth orës 15:00 sot pritet të zhvillohet një takim i përbashkët trepalësh mes ekipeve të Kosovë dhe Serbisë në kuadër të dialogut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.