Koshashënuesi më i mirë në historinë e NBA, LeBron James, ka njoftuar se do të tërhiqet për një kohë nga rrjetet sociale.
Ylli i LA Lakers ndiqet nga 239 milionë njerëz në tre rrjete sociale (Instagram 159 milionë, X 53 milionë, Facebook 27 milionë).
LeBroni njoftoi vendimin fillimisht duke bërë ‘retweet’ në X një postim nga Rich Kleiman, menaxheri i Kevni Durant. Në postim, Kleiman sulmon mediat kryesore sportive në Shtetet e Bashkuara të cilat i akuzon për devijimin e lajmeve me qëllim “në vend se të përhapin energji pozitive”.
LeBroni ka shkruar sipër postimit: “Amen!!”, e më pas në një postim tjetër ka shkruar: “Me gjithë këtë ju përshëndes. Tani për tani po largohem nga rrjetet sociale. Kujdes”, ka shkruar 39-vjeçari.