×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pse kjo urgjencë? Hamza: Shpresoj të mos jetë arsyeja zgjedhja e presidentit

    FrontOnline
    16 Shkurt 2026

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në seancën e Kuvendit për Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2026, duke deklaruar  rëndësinë e këtij dokumenti për vendin.

    Ai ka sqaruar se miratimi i buxhetit është i nevojshëm për të siguruar pagesat për të gjitha kategoritë, për të mbështetur shpenzimet operative, por tha se nuk po e kupton këtë urgjencë.

    “Po e kuptoj rëndësinë që vendi me pas buxhet, dhe ne asnjë arsye ose moment mos me pas situata, ku nuk mund t’i kryn pagesat për krejt kategoritë, por ne treguam vullnet të mirë, dhe besoj që kemi bërë mirë që kemi votuar vendimin për zgjatjen e shfrytëzimit për ndarje buxhetore, dhe kështu treguam vullnet të mirë, sepse votuam që kjo pikë e rendit të ditës të vendoset sot, sepse kërkoj shmangie prej procedurave e kemi rreth 1/3 e votave të pranishme. Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe, ne nuk do duam dhe nuk lejojmë vonesa, pse kjo urgjencë, por vetëm dy arsye më shkojnë ndërmend, e para që ti pamundësojmë deputetë opozitë dhe pozitë me diskutimin e tyre, sigurisht që shprehin edhe kritikë, mirëpo të japin propozim edhe alternativë që sigurisht ndihmojnë pozitivisht në këtë dokument kaq të rëndësishëm që po e shfrytëzojmë sot, dhe e dyta nuk dua me besu sepse vendi  ka nevojë për stabilitet, dhe nuk dua me besu që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes. Projektbuxheti për vitin 2026 është buxhet që menaxhon statuquo, kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe, posaçërisht, të transfereve dhe subvencioneve, kjo ndihmon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë.Këto shpenzime të rritura, për subvencione dhe transfere, e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme dhe sigurojnë që do ndikojnë në pamundësinë e zgjerimit të bazës prodhuese dhe eksportuese”, tha mes tjerash Hamza.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.