Gazeta e njohur gjermane ‘Kicker’ ka zbuluar se Bayer Leverkuseni ishte afër të humbiste shërbimet e Granit Xhakës, në verën e vitit 2023.
Marrëveshje pothuajse dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, por ishte drejtori menaxhues, Simon Rolfes, ishte vendimtar në transferimin e mesfushorit te Bayer Leverkusen.
Pastaj, Granit Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusenit për 15 milionë euro nga Arsenali dhe u kthye në një lider te klubit gjerman.
Ndikimi i tij në skuadër ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa Bayer Leverkusen dominoi futbollin gjerman, duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.
Ata shkuan edhe në finale të Ligës së Evropës ku pësuan humbje nga Atalanta, që ishte e vetmja atë vit.
Mesfushori kosovar nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë këtë sezon, ndërsa ai është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusen.
Ai me Bayer Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.