Aktorja Reese Witherspoon postoi një foto me djalin e saj Deacon Philip në Instagram dhe mori një numër të madh komplimentesh. Artistja e famshme amerikane Reese Witherspoon magjepsi fansat e saj kur postoi një fotografi spontane me fëmijën e saj të dytë Deacon me përshkrimin: “Nuk kam fjalë të mjaftueshme për të përshkruar sa e dua atë. Mënyra se si ai e shikon botën më frymëzon çdo ditë”.
Kjo foto idilike dhe perëndimi i diellit zgjoi vëmendjen e ndjekësve që lanë mbi 30.000 komente. Fansat ishin të kënaqur me fjalët drejtuar djalit të saj, por edhe me pamjen e saj natyrale dhe e pyetën se si nuk plaket aspak. “Wow, sa bukur dukesh”, “Fytyrë e bukur”, “Bukuri”, “Adoleshente”, “Cila është gjenetika jote”, janë vetëm disa nga komentet. Ylli i filmave “Legal Blonde” dhe “Walking on the Edge” theksoi se gjenetika, jeta e shëndetshme dhe e qeshura janë përgjegjëse për pamjen e saj./FrontOnline/