E qara jo vetëm që mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë mendërisht dhe emocionalisht, por ka edhe një numër përfitimesh të papritura fizike për të qarë. Ndërsa qarja e tepërt mund të jetë një shenjë depresioni, ankthi ose gjendje të caktuara neurologjike, ekziston edhe një e moderuar me të cilën ne mund të rifreskojmë mendjen dhe trupin, transmeton FrontOnline.
Nga e qara përfitojnë sytë tanë
Ka lot emocional që lindin në përgjigje të emocioneve. “Lotët emocionalë janë unikë në atë që përmbajnë proteina dhe hormone që nuk gjenden në sekrecionet bazale ose lotët refleks. Ato mund të kenë veti relaksuese ose qetësuese që ndihmojnë në rregullimin e trupit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme”,shpjegon doktoresha e mjekësisë Diana Hilal -Campo.
Lotët janë 98 për qind ujë, por ato përmbajnë gjithashtu kripë, vajra yndyrore dhe 1.500 proteina të ndryshme, si dhe një kimikat antibakterial të njohur si lizozima që ndihmon në luftimin e infeksioneve. Pra, lotët janë të nevojshëm për shëndetin e syve tanë.
Të qash është emocionalisht katartik
Të qash është një mënyrë e natyrshme për të treguar ose liruar emocionet. Hulumtimet sugjerojnë se e qara ka një efekt katartik që mund të na sjellë lehtësim. Studimet tregojnë se emocionet e forta, të tilla si të qarat, mund të jenë rezultat i energjisë së tepërt emocionale dhe lotët në të vërtetë ndihmojnë në lirimin. E qara ka fuqinë të zvogëlojë tensionin ose ndjenjat negative, pavarësisht nëse burimi i stresit është hequr.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta se sa shpesh duhet të qajmë, Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) thekson se gratë qajnë lot emocional mesatarisht 30 deri në 64 herë në vit, ndërsa burrat qajnë lot emocional 5 deri në 17 herë në vit./FrontOnline/