×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse duhet të flasësh për rrogën me kolegët!

    FrontOnline
    03 Shkurt 2025

    Nëse ka një temë që shumica e njerëzve shmangin më shumë se një ish që i ka lënë trauma, janë… paratë. Por, a është koha që ta ndryshojmë këtë mentalitet?

    Sipas ekspertëve të karrierës, po! Flisni për rrogën, tregohuni të hapur dhe mos e lini veten të paguheni më pak se ç’vleni.

    Ende nuk jeni të bindur? Ja pse duhet ta bëni!

    Po, është normale (dhe ligjore) të flasësh për rrogën.

    Nëse dikush në punë ju ka thënë ndonjëherë që “s’bën të flasësh për pagën,” atëherë ka ardhur momenti t’i tregoni një fakt ligjor: Ligji i Punësimit i vitit 1935 u jep të drejtë punonjësve të diskutojnë rrogat mes tyre, qoftë në zyrë, në WhatsApp apo dhe duke marrë rreze dielli në një kafe.

    Për ta thënë më thjesht: askush nuk mund t’ju ndalojë ta bëni këtë gjë.

    Pse duhet të diskutosh për rrogën me kolegët?

    1. Sepse informacioni është fuqi

    Nuk mund të kërkosh rritje page thjesht duke thënë “Dua më shumë para.” Duhet një strategji, dhe për këtë duhet informacion. Dhe kush ka më shumë informacion mbi pagat sesa kolegët që bëjnë të njëjtën punë me ty?

    2. Sepse pagat nuk janë gjithmonë të drejta

    Pavarësisht se ku punoni, ka shumë mundësi që dikush tjetër të jetë duke marrë më shumë para për të njëjtën punë – thjesht sepse ka negociuar më mirë. Dhe kjo është e vërtetë për gratë të cilat shpesh paguhen më pak se kolegët e tyre burra, edhe kur kanë të njëjtat aftësi dhe eksperiencë.

    3. Sepse nëse je i nënpaguar, faji nuk është i yti

    Të zbulosh që dikush tjetër merr më shumë para për të njëjtën punë mund të jetë një shok, por mos e merr personalisht. Nuk do të thotë që ti vlen më pak – do të thotë që menaxhimi i kompanisë është i dobët. Dhe kjo mund të rregullohet.

    4. Sepse ndihmon edhe kolegët e tu

    Duke ndarë informacionin, jo vetëm që ndihmon veten, por edhe kolegët të marrin atë që meritojnë. Plus, nëse më shumë njerëz kërkojnë rritje rroge, kompanitë do të ndihen të detyruara të paguajnë në mënyrë më të drejtë.

    Si t’ia nisësh bisedën pa u dukur si detektiv i pagave?

    Sigurisht, s’do të shkojë mirë nëse i drejtohesh një kolegu me “Hë, sa paguhesh ti?” Ndaj, ja disa mënyra më elegante për ta hapur këtë temë:

    • “Po mendoj të kërkoj një rritje rroge dhe po mbledh informacion. A ke ndonjë këshillë?”
    • “E di që në disa kompani, pagat ndryshojnë për të njëjtën punë. Ke dëgjuar ndonjëherë ndonjë rast të tillë?”
    • “Si ke bërë ti kur ke negociuar pagën tënde?”

    E rëndësishme është të mos e nisësh bisedën në mënyrë agresive apo të tregosh zili – qëllimi është të ndihmoni njëri-tjetrin.

    Me kë duhet ta diskutosh?

    Jo çdo koleg është njeriu i duhur për të ndarë këtë informacion. Nis me dikë që e njeh dhe i beson, dikë që ka përgjegjësi të ngjashme me ty. Nëse kompania është e vogël dhe nuk ka dikë me të njëjtin rol, mund të flasësh me dikë në një pozicion të ngjashëm në një industri tjetër.

    Kur diçka e thjeshtë si një bisedë mund të ndryshojë gjithçka

    Në fund të ditës, një pagë më e drejtë do të thotë më pak stres, më shumë motivim dhe një mjedis pune më i shëndetshëm. Pse të mbash një sekret që mund të ndihmojë veten dhe të tjerët? Bëje një herë, dhe do të shohësh se nuk është as aq e sikletshme sa mendon!

    Nga Rubrika
    Lifestyle11 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 11 prill 2025 nga Christine Haas Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do...
    Lifestyle10 Prill 2025
    Çfarë duhet të dini për këto acide jetike yndyrore? Në një kohë kur shëndeti dhe mirëqenia janë më të rëndësishme se kurrë,...
    Lifestyle09 Prill 2025
    Gjumi është një nga komponentët më thelbësorë të mirëqenies – dhe me arsye të forta: të gjithë kemi nevojë për të. Por...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëse të palëkundura për vendimin,...
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet lokalisht të ketë reshje...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij. “Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.