×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?

    FrontOnline
    04 Shkurt 2025

    Komplimentet zakonisht shihen si shprehje pozitive të vlerësimit ose admirimit. Megjithatë, jo të gjithë i presin mirë ato

    Pse disa individë reagojnë negativisht ndaj diçkaje që ka në parim qëllimin t’i bëjë ata të ndihen mirë?

    Probleme me vetëvlerësimin

    Kur dikush nuk e sheh veten të denjë për lavdërime, mund të ndihet sikur komplimentet ndaj tyre janë ose të pavlefshme, ose jo të sinqerta.

    Në vend që ato t’u rrisin besimin në vetvete, komplimentet mund të shkaktojnë dyshim në vetvete ose madje ndjenjë faji, duke i bërë ata të ndihen si të mashtruar.

    Frika nga pritshmëritë

    Disa individë i shohin komplimentet si një formë presioni. Nëse lavdërohen për një karakteristikë ose arritje të caktuar, mund të ndjehen të detyruar të shfaqen gjithmonë në atë nivel.

    Dyshimi për motivet e fshehura pas komplimenteve

    Disa njerëz përdorin i lavdërimet si një mjet për manipulim ose bindje. Ata që e kanë përjetuar këtë më parë mund të zhvillojnë një dyshim të përgjithshëm ndaj komplimenteve, duke supozuar se ato vijnë me motive të fshehura.

    Parehatia nga vëmendja

    Të jesh në qendër të vëmendjes, qoftë edhe për pak minuta, mund të ndihet si mbingarkesë për introvertët. Një kompliment mund t’i bëjë ata të ndihen të ekspozuar, në vend që të ndihen të vlerësuar.

    Ndikimet e kulturës dhe rritjes

    Në disa kultura, modestia është shumë e vlerësuar, dhe pranimet e hapura të komplimenteve mund të shihen si arrogancë. Po ashtu, individët e rritur në mjedise ku lavdërimet kanë qenë të rralla për ta, mund të kenë vështirësi të pranojnë fjalët pozitive pa ndjerë shqetësim.

    Sindroma e mashtruesit

    Sindroma e mashtruesit është një fenomen psikologjik ku individët dyshojnë për arritjet e tyre dhe kanë frikë se mos dalin si të rremë përballë të tjerëve kur komplimentohen prej tyre, citon Anabel.

    Ata që e përjetojnë këtë shpesh, i hedhin poshtë komplimentet sepse ndihen sikur nuk janë të vlefshme për ta. Në vend që të pranojnë lavdërime, ata mund të besojnë se thjesht kanë pasur fat ose se të tjerët po i vlerësojnë më shumë sesa duhet aftësitë e tyre.

    Përvoja negative të kaluara

    Njerëzit që janë tallur, ngacmuar ose janë përballur me komplimenta të pasinqerta në të kaluarën, mund të bëhen të kujdesshëm ndaj të gjitha formave të lavdërimit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle11 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 11 prill 2025 nga Christine Haas Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do...
    Lifestyle10 Prill 2025
    Çfarë duhet të dini për këto acide jetike yndyrore? Në një kohë kur shëndeti dhe mirëqenia janë më të rëndësishme se kurrë,...
    Lifestyle09 Prill 2025
    Gjumi është një nga komponentët më thelbësorë të mirëqenies – dhe me arsye të forta: të gjithë kemi nevojë për të. Por...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në tubimin e mbështetësve të pushtetit në Serbi, të titulluar “Ne nuk do të...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se juristë të ushtrisë amerikane kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. Ligjëratat janë...
    Lajme11 Prill 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar për FrontOnline ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria është më pranë se kurrë momentit kur do të ketë një grua...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas divorcit nga Ilir Meta. “Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.