×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pse diaspora e ngadalësoi dërgimin e remitencave gjatë qeverisjes së Kurtit?

    FrontOnline
    04 Korrik 2025

    Vitin e kaluar remitencat nga diaspora në Kosovë arritën vlerën e përgjithshme prej 1.35 miliardë euro, duke shënuar një rritje të ngadalësuar prej 1.4 për qind nga viti 2023. Ndërsa në vitin 2023 rritja e remitencave kishte qenë 9.2 për qind në raport me vitin 2022, bëhet e ditur në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2024, raporton FrontOnline.

    Sipas BQK-së, ky ngadalësim mund të jetë pasojë e pasigurisë ekonomike dhe inflacionit ende të lartë në vendet ku jeton dhe punon diaspora kosovare, duke reduktuar mundësinë e tyre për të dërguar remitenca.

    Gjermania dhe Zvicra vazhdojnë të jenë burimet kryesore të remitencave, të cilat përbëjnë 56.2 përqind të gjithsej remitencave, e ndjekur nga SHBA-të dhe vendet tjera të BE-së.

    Remitencat përmes kanaleve formale, si bankat dhe agjencitë për transferim të parave, shënuan rritje vjetore prej 2.0 përqind, ndërsa remitencat përmes kanaleve joformale qëndruan në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar.

    Përndryshe, kryeministri Kurti dhe partia e tij viteve të fundit kanë qenë më të votuarit në diasporë. I njejti shpeshherë kishte deklaruar se me fitoren e partisë së tij dhe udhëheqjen e Qeverisë nga ai do të rriten investimet nga diaspora, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes 4-vjeçare te Albin Kurtit.

     

    /FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.