Pse Aston Martin po humb çdo ditë mbi 1.8 milionë dollarë?
Aston Martin nuk është në një pozitë shumë të mirë tani.
Javën e kaluar prodhuesi britanik i veturave zbuloi një humbje në tremujorin e tretë prej 13.4 milionë dollarëve.
Humbjet e vazhdueshme nënkuptojnë se Aston ka humbur 509 milionë dollarë këtë vit, ose mbi 1.8 milionë dollarë në ditë.
Bëhet e ditur se numrat vijnë pas parashikimit të përditësuar të shitjeve të markës të publikuara në shtator, të cilat paralajmëruan një ulje të fitimeve vjetore dhe të prodhimit.
Por, shifrat e shitjeve nuk janë të gjitha “në errësirë”.
Dorëzimi i veturave sportive të Aston – Vantage dhe DB12 – janë rritur me 16% nga viti në vit. /Telegrafi/