Zgjim Hyseni nga PSD-ja kanë reaguar pasi që LVV-ja e ka emëruar në krye të grupit parlamentar, Mimoza Kusarin, raporton Front Online.
Në një shkrim në Facebook, Hyseni ka ironizuar duke e quajtur Kusarin “organizuese e ligjërimit, ndërmjetësuese e politikave; e para ndër ata që e bëjnë ligjin – shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari”.
“Ajo kujdeset për ligjet e VV-së. “Revolucioni” nuk është më shpërthim entuziuazmi aksidental e i momentit. Ai po normalizohet, po bëhet ligj. E kemi Mimozën për këtë. Shikimin pas pushtetit, nuhatjen tek karriera, e fjalën kopallë; liberalja, privatizuesja, përfituesja Mimoza Kusari është figura, është modeli. Çfarë vyshkjeje?”, ka shkruar ai.