Partia Sociale Demokrate ka ndërmarrë një aksion në Prishtinë, ku te objekti i Qeverisë ka vendosur “letrën e dorëheqjes” së Ministrit Aliu, pas aktakuzës për korrupsion të ngritur ndaj tij.
Teutë Rrusta nga PSD ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Aliu, pasi që asnjëri prej tyre nuk kanë reaguar pas lajmit për aktakuzë.
Ajo ka thënë se është Vetëvendosje ajo që ka vendosur standarde që ministrat me aktakuzë nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë dhe tani pikërisht kjo parti që është në pushtet, po hesht.
“Sot i kemi shkru dy letra, njëra për ministrin Aliu e tjetra për kryeministrin Kurti të cilët nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vete. Këto do të duhej të ishin letrat njëra e dorëheqjes, tjetra e pranimit të cilët kanë qitë standarde të tilla. Lëvizja Vetëvendosje temë qendrore ka pasë korrupsionin dhe në këtë mënyrë kanë vendos strandarde, njëra nga do se nuk do të pranojnë ministra me aktakuza. Tani ata duhet ti respektojnë këto standarde”, u shpreh ajo./Front Online/